Sfida e vajzës 5 muajshe përfundon me sukses
Një vajzë 5 muajshe është bërë pacientja më e vogël e Britanisë që ka bërë transplant në mushkëri.
Imogen Bolton e cila u diagnostikua me një sëmundje të rrallë, Alveolar Capillary Dysplasia (ACD), u pajis me mushkëri të reja. Mushkëritë e saj nuk ishin formuar siç duhet dhe ndërsa vajza peshonte vetëm 4.5 kg, asaj iudesh t'i nënshtrohej një operacioni në fillim të këtij viti, që zgjati plot 7 orë. Ekspertët mendojnë se ajo është fëmija më i vogël në Europë që ka patur ndërhyrje kirurgjikale. Imogen kishte lindur e shëndetshme, por vetëm disa javë më vonë ajo kishte shfaqur probleme me frymëmarrjen. "Gjithçka ndodhi krejt papritur, "tha nëna e saj, e cila kishte menduar se nuk do të mund të gjente aq shpejt një donator që i shpëtoi jetën foshnjes së saj. Fatmirësisht operacioni i vogëlushes kaloi me sukses dhe buzëqeshja në fytyrën e saj u bë më rrezëllitëse se kurrë./tvklan.al