Përmbytjet në veri të vendit, në Rrëshen dëmtohet unaza e qytetit
Prurjet e shumta të lumit Zmeja, si pasojë e reshjeve të dendura të ditëve të fundit dëmtojnë unazën e qytetit të Rrëshenit.
Bazamenti në të dy anët e rrugës është gërryer. Uji ka depërtuar edhe në argjinaturën mbrojtëse të këtij segmenti që lidh disa fshatra me qendrën.
Lëvizja e mjeteve është devijuar përmes këtyre gurëve nga Bashkia e Mirditës. Nënkryetari i saj, Julian Pergega thotë se nuk ka fonde për të ndërhyrë, duke i kërkuar ndihmë emergjencave civile.
Prurjet e lumit Zmeja që përshkon pjesën veriore të Mirditës rrezikojnë të dëmtojnë tubacionet e ujësjellësit dhe linjës së energjisë elektrike, për shkak të vendndodhjes së afërt.
Tv Klan