Vrau djalin e xhaxhait me 12 goditje thike, prokuroria kërkon burgim për jetë


Vrau djalin e xhaxhait me 12 goditje thike, prokuroria kërkon burgim për jetë

16:38 13/10/2016

Burgim të përjetshëm, është kjo masa që ka kërkuar Prokuroria e Tiranës për Granit Shehun, i cili në 17 shtator të 2015 ka vrarë me 12 goditje thike djalin e xhaxhait, Milazim Shehu.

Në foto: Milazim Shehu

milazim-shehu

Granit Shehu është hetuar dhe gjykuar në mungesë. Milazim Shehu, ishte babai i dy fëmijëve, dhe sipas ekspertëve gjeti vdekjen e menjëhershme, pasi një nga guitjet e thikës e kishte zënë në zemër.

Organi i akuzës thotë se Granit Shehu ka shkuar tek shtëpia e Milazim Shehut për të vrarë, pasi me vete kishte marrë dhe thikën. Mes dy kushërinjve kishte dhe një konflikt që prej vitit 2012./ tvklan.al

 





Të ngjashme