Skocia drejt një referendumi të dytë për pavarësi


Skocia drejt një referendumi të dytë për pavarësi

22:54 13/10/2016

Skocia do të provojë sërish një referendum për shkëputjen nga Mbretëria e Bashkuar. Lajmi u bë i ditur nga kryeministrja, Nicola Sturgeon, se gjate javës që vjen do të mbahen konsulta për realizimin e një referendumi të dytë.

Sturgeon tha se Skocia gëzon të gjithë të drejtën, që të ndjek një rrugë tjetër nëse ajo nuk lejohet të mbrojë interesat e saj brenda Mbretërisë se Bashkuar.

Referendumi, që u mbajt më 18 shtator të 2014 nga Skocia, dështoi pasi 55% e pjesëmarrësve refuzuan shkëputjen nga Britania e Madhe.

Shpresat e kryeministres skoceze janë të mëdha tani pasi Britania e Madhe doli nga Bashkimi Europian./ TV KLAN






Të ngjashme