I dhanë paracetamol dhe e çuan në shtëpi, vdes bebja
Një fëmijë vetëm 7 – muajsh humbi tragjikisht jetën pasi mjekët dështuan ta diagnostikonin atë me sëmundjen e duhur.
Bëhet fjalë për një të vogël nga Britania, i cili vuante nga meningjiti, por mjekët nuk e kuptuan dhe pasi i dhanë një paracetamol i thanë nënës së tij që ta merrte në shtëpi.
Mjekët në
Epson General Hospital
në Angli e diagnostikuan 7 – muajshin Oliver me infeksion në sinus. Dy ditë pasi ai u dërgua në shtëpi, i vogli humbi jetën, pasi në fakt vuante nga
meningjiti pneumokokal
.
Historia u bë publike nga prindërit e Oliver, të cilët kanë paditur mjekët për neglizhencë, pasi ai nuk duhet të ishte dërguar në shtëpi dhe duhet të ishte trajtuar me antibiotikë./tvklan.al