Aksion antidrogë në Fushë-Krujë/Asgjësohen 6 mijë bimë kanabis, 4 në pranga
Rreth 6 mijë rrënjë kanabis janë shkatërrura nga policia në një aksion antidrogë të përbashket me Prokurorinë e Krujës. 4 persona u arrestuan nga policia si organizatorë dhe kultivues të lëndës narkotike, e cila ishte e mbjellë në zonën e Bubqit në Fushë – Krujë. Në pranga ka rënë Elton Kadiu, Elton Bababi organizatorët, Elton Baroka, personi që siguronte puntorët dhe Idajet Gashi, shoferi që i transportonte.
Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se shtetasit Edmond Kadiu dhe Elton Babai kanë financuar mbjelljen e bimëve narkotike dhe në këtë veprimtari kriminale kanë angazhuar edhe shtetasit Elton Baroka dhe Idajet Gashi.
Këta të fundit, sipas porosive të dhëna nga dy organizatorët, mereshin me grumbullimin e personave që punonin për përpunimin e lëndës së përfituar nga bimët narkotike.
Fillimisht u shoqëruan 16 punëtorë, kryesisht gra.
Nga dëshmitë e tyre u bë i mundur identifikimi personave të përfshirë dhe atyre që kishin mbjellë parcelat. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Edmond Kadiu u sekuestruan 3 milionë lekë të reja, si dhe tre automjete, ndër ta dhe furgoni që trasportonte punëtorët.
Tv Klan