Foto/Tiranë, makina përplas motorin
Drejtuesi i një motori u aksidentua ditën e sotme në kryeqytet nga një automjet.
Ngjarja ndodhi para pak minutash në zonën e “Brrylit”. Siç mund të dallohet edhe në këto foto të siguruara ngawww.tvklan.al
qytetarë të shumtë, por edhe efektivë të policisë i kanë ardhur në ndihmë të aksidentuarit. Fatmirësisht dëmtimet që kanë marrë nuk përbëjnë rrezik për jetën. Aktualisht policia po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti./tvklan.al