Prerja e pyjeve, pranga tre zyrtarëve dhe një biznesmeni
Shkodër-Tre zyrtarë dhe një biznesmen janë arrestuar nga policia e Shkodrës. Gjin Filipi, shef seksioni i pyjeve në bashkinë Pukë; Astrit Hyseni, specialist pyjesh; Enver Laçi, specialist pyjesh si dhe Frrok Gjoka janë arrestuar gjatë operacionit “Roja e Gjelbër”, ndërsa akuzohen për prerje të paligjshme të pyjeve dhe shpërdorimi detyre.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas kanë shpërdoruar detyrën duke autorizuar në mënyrë të paligjshme prerjen e një sipërfaqe prej 3000 metër katrore, në Krrab – Bushat, administratorit të subjektit “Gjoka shpk” shtetasit Frrok Gjoka./tvklan.al