Detaje/ Vdekja e foshnjës, 21-vjeçarja kishte pirë 40 kokrra paracetamol


Detaje/ Vdekja e foshnjës, 21-vjeçarja kishte pirë 40 kokrra paracetamol

16:50 14/10/2016

Detaje të reja kanë dalë sa i përket vdekjes së një tjetër foshnje në maternitet. Tv Klan ka mësuar se vajza e re, nga Fushë-Kruja, kishte shkruar në spitalin rajonal, pasi ka pasur dhimbje. Nisur nga kjo situatë 21-vjeçarja është nisur me urgjencë drejt ndërhyrjes.

21-vjeçarja S.Z ishte në muajin e tetë të shtatzënisë dhe burime nga policia kanë thënë për Tv Klan se ajo kishte pirë mbi 40 kokrra paracetamol.

Mjekët e Tiranës e kanë pasur të pamundur ta shpëtojnë foshnjën, ndërsa deri tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë. Kjo është vdekja e tretë në maternitetet shqiptare, në një muaj. /tvklan.al






Të ngjashme