Gjenden municione luftarake në digën e rezervuarit
Predha, granata e fishekë janë gjendur në rezervuarin e Divjakës, ndërsa po punohej për rikonstruksionin e tij.
Ministria e Bujqësisë e cila bëri të ditur lajmin tha gjithashtu se punimet janë pezulluar.
Ndërkohë është njoftuar Drejtoria e Policisë së Fierit dhe Ministria e Mbrojtjes.
Në mënyrë që të mos vihet në rrezik jeta e qytetarëve është kërkuar ndihma e specialistëve për të vlerësuar rrezikun. /tvklan.al