Ekspertët: 8 gota uji në ditë mund t’ju vrasin


Ekspertët: 8 gota uji në ditë mund t’ju vrasin

08:40 16/10/2016

Kjo është një pjesë e zakonshme e këshillave, pini gjashtë deri në tetë gota uji ose lëng çdo ditë.

Ky sugjerim ka qenë në qendër të vëmendjes për një kohë të gjatë dhe është shfaqur edhe në faqen e internetit NHS.

Nëse pini uji për të qendruar të hidratuar kjo është e rëndësishme, por ekspertët paralajmërojnë se nëse konsumoni shumë ujë mund të jetë e dëmshme për shëndetin tonë.

uji 2

 

Me sa duket, duke pirë lëng të tepërt, sidomos kur nuk jemi të etur, edhe mund të na vrasë.

Sipas një studimi të ri, pirja e tepërt aktivizon një “frenim mbrojtës të gëlltitjes” në tru. Dhe mund të bëjë që njerëzit të vuajnë nga helmimi me ujë.

Rreziku është ulur në nivelet e natriumit në gjak. Gjithashtu shumë ujë mund të çojë në “hyponatremia”, kur nivelet e natriumit në gjak bëhen anomalisht të ulëta.

Hyponatremia mund të çojë në letargji, vjellje, konvulsione dhe në rastet më të këqija, madje mund të çojë në një gjendje kome, apo edhe vdekje.

“Nëse bëjmë atë çfarë trupi jonë na kërkon do të veprojmë si duhet, vetëm pini sipas etjes dhe jo sipas një orari të përcaktuar,”

tha studiuesi Dr Michael Farrell, nga Universiteti Monash në Melbourne./tvklan.al





Të ngjashme