Sulm kamikaz në kufirin sirian, vriten tre policë turq
3 policë turq kanë humbur jetën ndërsa 8 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, pas një sulmi kamikaz në afërsi të kufirit sirian.
Ngjarja ka ndodhur gjatë një operacioni të policisë turke kundër një grupi militantësh të dyshuar si pjesëtarë të Shtetit Islamik.
Policia ka tentuar të hyjë në një shtëpi ku mendohej se strehoheshin terroristët, ndërsa këta të fundit kanë shpërthyer në një sulm vetëvrasës pasi nuk arritën t’i largoheshin policisë.
Sakaq, policia ka nisur hetimet, por ende nuk dihet numri i saktë i terroristëve që strehoheshin në një shtëpi në qarkun Sahinbey.
Tv Klan