Tirana ndal Skënderbeun


Tirana ndal Skënderbeun

20:57 16/10/2016

Tirana ka ndalur Skënderbeun.

Ajo ka fituar në “Selman Stërmasi”, 2 me 1 duke i shkaktuar korçarëve humbjen e parë në sezon dhe duke i bërë një dhuratë të çmuar Gentian Muçës, pak orë para dasmës.

Goli i parë bardhëblu erdhi në pjesën e parë të takimit nga Kongolezi, Merveille Ndockyt. Me fillimin e pjesës së parë, një lëvizje e bukur e shënuesit të golit të parë, serviri mirë për Moïse Nkounkou, që nuk zhgënjeu. Korçarët nuk dolën pa nder nga “Selman Stërmasi”, pasi Latifi shënoi në minutën e ’83. Tirana ngjitet kështu në vendin e tretë.

Kukësi fitoi pastër 2 me 0 ndaj Korabit, në “Zeqir Ymeri”, me gola të Dvornekovic dhe Pero Pejic, duke iu kthyer fitores në superiore. Në minutën e ’17, Edon Hasan ekzekutoi një goditje të dënimi, që gjeti të papërgatitur ekipin Dibran. Topi devijohet lehtësisht për në rrjetë nga Dvornekovic.

Rezultati 2 me 0 u vendos nga golashënuesi më i mirë i kampionatit Pero Pejic, në minutën e 89 -të. Kroati shmangu Shetën dhe portierin Vujadinoviç, duke shënuar golin me portën e boshatisur. Kukësi mori përkohësisht vendin e dytë në pritje të ndeshjes Partizani – Flamurtari.

Tv Klan






Të ngjashme