SHBA prezanton luftanijen shkatërruese


SHBA prezanton luftanijen shkatërruese

21:30 16/10/2016

Në kohën kur tensionet mes SHBA dhe Rusisë janë shtuar dhe marrëdhënia mes tyre nuk ka marrë një kthesë pozitive, ajo që të dy këto fuqi po bëjnë së fundmi me prezantimet e armëve shkatërruese, i përngjan një gare armatimesh, që të kujton Luftën e Ftohtë.

Është prezantuar të dielën luftanija e re, më e madhja dhe më e përparuara e flotës amerikane.

E quajtur shkatërruesi “USS Zumwalt”, SHBA nuk ka patur kurrë më parë një luftanije kaq shkatërruese, një luftanije që t’i përngjajë kësaj, apo që të ketë kushtuar sa “USS Zumwalt”.

Luftanija gjigante nisi të dielën shërbimin e saj në marinën amerikane. Ky shkatërrues amerikan e bën të pamundur kapjen e saj nga radari, kjo për meritë të formave të prera dhe armët e fshehura nën sipërfaqje. Luftanija ka në bordin e saj topa elektromagnetike apo me lazer, përveç armëve të tjera të zakonshme.

Ende nuk është e qartë sesi funksionon kjo teknologji e armatimeve të reja, për të cilën SHBA kanë shpenzuar rreth 7 miliardë dollarë.

Dy luftanije të ngjashme priten t’i bashkohen flotës amerikanë së shpejti.

Prezantimi i “USS Zumwalt”, vjen vetëm pak ditë pasi Rusia ka prezantuar një armë të re, e aftë për të çaktivizuar avionët pa pilot dhe raketat e tyre deri në një kilometër distancë.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes Ruse, arma e quajtur “rrezja e vdekjes” do të përdoret për të çaktivizuar dronët e armikut.

Tv Klan






Të ngjashme