Zgjedhjet në Mal të Zi, kryeson partia e Gjukanoviç
Partia e Kryeministrit Millo Gjukanoviç rezulton fituese e zgjedhjeve të sotme të mbajtura në Mal të Zi.
Me 60% të votave të numëruara, partia e tij DPS ka marrë 41%, që nuk i mjafton për të krijuar qeverinë.
Aleanca Fronti Demokratik, e përbërë nga parti pro – perëndimore dhe pro – serbe ka deri tani 22.8% të votave.
Parlamenti i Malit të Zi ka 81 vende.
Për të krijuar qeverinë nevojiten 41 mandate, por deri tani partia e Gjukanoviç ka 36 deputetë.
Gjukanoviç mbështet integrimin e vendit në NATO.
Ai ka deklaruar se këto zgjedhje janë përcaktuese për të ardhmen e vendit drejt Perëndimit ose Rusisë.
Tv Klan