Milan fiton, merr vendin e tretë


Milan fiton, merr vendin e tretë

08:36 17/10/2016

Milan fitoi 3-1 në fushën e Chievos duke e kaluar në renditje madje duke marrë vendin e tretë në Serie A.

Kucka ka shënuar me një goditje nga larg golin e avantazhit në fund të pjesës së parë. Ishte goli i parë për kuqezinjtë në këtë stadium që prej marsit të vitit 2013.

Me fillimin e pjesës së dytë, Chievo ende e papërgatitur humbi një top në mesfushë. Përfiton Niang që çon shifrat në 2-0.

Për Chievon rihapi shpresat Birsa me një goditje të shkëlqyer dënimi. Ishte minuta e 76. Ishte goli i parë i Chievos ndaj Milanit pas thuajse 9 ndeshjesh. Fundi i takimit soli edhe golin e tretë të Milanit. Goditje e Bacca nga 25 metra që përplaset te Dainelli dhe devijon krejtësisht traiektore. Portieri Sorrentino, nuk mundi ta ndalonte.

Cagliari ka mundur Interin në fushën e vet duke theksuar krizën e zikaltërve. 2-1 fitoi skuadra nga sardegna përpara publikut milanez edhe pse ekipi i tyre kaloi i pari në avantazh me Joao Mario. Për miqtë të dy goplat u shënuan nga Melchiorri.

Në pjesën e parë të takimit kapiteni Icardi humbi një 11-metërsh. Kjo është një goditje e dytë për të pasi tifozët i kanë kërkuar të dorëzojë shiritin e kapitenit duke mos e konsideruar më njërin prej tyre.

Dramatik ishte barazimi i Lazio në olimpico. Bologna, ishte shumë pranë fitores së parë sezonale në transfertë, pasi goli i shënuar në Minutën e 10 nga helander ishte në fuqi deri në minutën e 97, kur lazio fitoi një 11-metërsh që u kthye në golin e barazimit nga Ciro Immobile./ TV KLAN






Të ngjashme