Cila është dhurata më e shëmtuar që keni marrë ndonjëherë?
Ndërkohë që Krishtlindjet janë vetëm 9 javë larg, shumica do praktikojnë të qeshurat fals kur dikush t’u japë një dhuratë të cilën nuk do e pëlqejnë aspak.
Megjithatë, përdoruesit e rrjetit social Reddit, kur erdhi puna tek mirënjohja, preferuan të mos e tregonin kur morën dhurata të shëmtuara. “Cila është dhurata më ofenduese që keni marrë ndonjëherë? Pyeti Millenial_Trash. “Hera e parë kur takova vjehrrën time, ka qenë Krishtlindje. Ajo u fut në valixhen time të udhëtimit dhe mori një palë nga çorapet e mia, i lidhi me një fjongo të kuqe dhe m’i dha si dhuratë për Krishtlindje”, u përgjigj një person me nofkën TheBeardItchesn. Unë kujtova se ishte një shaka dhe qesha, por ajo u ofendua shumë që nuk e kisha vlerësuar përpjekjen e saj që donte të më uronte mirëseardhjen në familje, shtoi ai./tvklan.al