Berisha: Rritja 10% e pagave, mashtrim elektoral
Ish – Kryeministri Sali Berisha e cilëson mashtrim elektoral rritjen me 10% të pagave për buxhetorët. Argumentin e tij ish – kreu i qeverisë e mbështet në faktin se në tre vjet pagat pësuan ulje, për shkak të rritjes së inflacionit në 12%.
Berisha thotë se në tre vjet qeverisje, Kryeministri Rama jo vetëm i ngriu, por hoqi edhe shpërblimin në fund të vitit prej një page.
Ish – Kryeministri Berisha sqaron se me rritjen prej 10% të pagave, në një kohë që çmimet vijojnë rritjen e pandalshme, i bëjnë pagat e punonjësve të administratës që të mbeten përsëri 2% më të ulëta se sa pagat e vitit 2013. Përjashtim nga rritja, thotë Berisha, bëjnë pagat e ministrave, që janë rritur me 60%.
Sipas ish – Kryeministrit, qeveria e djathtë i rritit pagat e mësueve me 120 – 130%, të infermierëve dhe mjekëve me 50 dhe 160%, ndërsa inflacioni vjetor neutralizohej tërësisht vetëm me shpërblimin e fund vitit.
Ndërkaq edhe Partia Demokratike, i cilësoi shfaqje të radhës deklaratat e Kryeministrit Rama për rilindjen e arsimit.
Sipas selisë blu, në këto tre vite qeverisje arsimi ishte plaçkë që Kryeministri e ndau me aleatët tij për të kapur sa më shumë vende pune.
Tv Klan