Partizani rimerr vendin e dytë


Partizani rimerr vendin e dytë

19:51 17/10/2016

Partizani fitoi 4 – 0 me Flamurtarin, duke rimarrë vendin e dytë në renditje.

Të kuqtë shënuan nga dy gola në secilën pjesë. Sfida e luajtur në Elbasan u zhbllokua në minutën e 24, nga Ekuban, 7 minuta më pas erdhi edhe goli i dytë nga Trashi.

Në pjesën e dytë ishte sërish Partizani zotërues, duke thelluar rezultatin në minutën e 86-të me Vilën, ndërsa goli i fundit u shënua nga Bardhi në të 89-tën.

Laci mposhti me përmbysje Vllazninë në ndeshjen e luajtur në Shkodër.

2 – 1 rezultati i ndeshjes me laçianët që përmbysën avantazhin fillestar të Vllaznisë. Shkodranët u penalizuar pikërisht atëherë kur iu duhej më shumë fitorja.

Vendasit e gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 14.

Shtubina kthen në gol me kokë një kros të Cinarit. 10 minuta më vonë erdhi edhe barazimi. Toski përfiton nga vendosja e gabuar e portierit të Vllaznisë duke e çuar pa shumë vështirësi topin në rrjetë edhe pse nga një distancë e largët. Në mesin e pjesës së dytë, Lulaj pasi kontrolloi topin në zonë, nuk i dha asnjë mundësi reagimi portierit Agovic.

Në takimin tjetër të ditës, Teuta fitoi në fushën e saj 2 – 0 me Luftëtarin.

Tv Klan






Të ngjashme