Një 30 – vjeçar alarmon policinë e kryeqytetit


Një 30 – vjeçar alarmon policinë e kryeqytetit

19:40 18/10/2016

Për 2 orë, një 30 – vjeçar mbajti të alarmuar policinë e kryeqytetit, pasi kërcënoi se do të hidhej nga një vinç pranë stadiumit “Qemal Stafa”.

I riu nga Vlora, jetimi Erjon Selimaj, kërcënonte se nëse nuk do i sigurohej një banesë dhe punë, ai do të vetëvritej duke u hedhur nga një lartësi prej rreth 50 metra.

Por pas dy orësh negociata, policia ka mundur të bindë të riun që të ulej poshtë.

Tv Klan






Të ngjashme