Kapet 1.2 ton kanabis në Krujë
Një sasi prej të paktën 1.2 ton kanabis mësohet se është sekuestruar pasditen e së martës në rrethinat e Krujës. Operacioni ka nisur pas një hetimi të drejtuar nga Prokuroria për Krime të Rënda, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.
Burime të Televizionit Klan thanë se në terren janë angazhuar Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës.
Lënda narkotike është zbuluar në një magazinë të përshtatur për lëndën narkotike në fshatin Derven të Krujës. Ajo ishte në proces tharjeje.
Deri në orët e mbrëmjes nuk pati një njoftim zyrtar, por mësohet se janë shoqëruar të paktën 10 persona, të cilët janë punëtorë të përpunimit të kanabisit ose drejtues të këtij rrjeti.
Operacioni i drejtuear nga krerët të Prokurorisë së Krimeve të Rënda është shtrirë në disa ndërtesa, ku ka pasur informacion për prezencë të lëndës narkotike.
Janë kontrrolluar magazina dhe kapanone, ku dyshohej se përpunohej lënda narktike. Nga të dhënat paraprake mësohet se janë gjetur edhe armë zjarri.
Oficerët e Policisë Gjyqësore janë angazhuar në mbledhjen e sa më shumë provave, për të zbardhur si funksiononte ky rrjet i kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike.
Tv Klan