Detaje/ Magazinat me 1.3 ton kanabis, zbardhen emrat e të arrestuarve në Krujë
Policia e Durrësit ka dhënë detaje të reja sa i përket sasisë mbi 1 ton kanabis të kapur në fshatin Derven të Krujës.
Sipas policisë së qytetit bregdetar është sekuestruar plot 1.3 kanabis, janë arrestuar 11 persona si dhe janë sekuestruar 6 armë zjarri, fishekë, automjete dhe telefona celularë. Droga ishte vendosur në dy ambiente që shërbenin për tharje. Ambientet ishin një magazinë dhe një banesë e pabanuar, në brendësi të të cilave u gjetën bimë narkotike të thara, në proces tharje dhe një pjesë e përgatitur për shitje. Mes të arrestuarve është dhe një 16-vjeçar. Të arrestuar -Erjon Vathi, 27 vjeç -Ferit Sula 45 vjeç -Ali Kuçi 19 vjeç -E.N. 16 vjeç -Besmir Vathi 18 vjeç -Erald Bardhoku 29 vjeç -Kujtim Rexhepi 48 vjeç -Gazmir Gjokea 29 vjeç -Nilson Gega 26 vjeç -Gjovalin Gjokea 47 vjeç - Aurel Gjokeja 22 vjeç Përveç drogës policia ka sekuestruar edhe: 2 pistoleta “Makarovë”; 1 pistoletë TT; 2 armë zjarri automatik; një kallashnikov; 130 fishekë automatiku dhe 11 pistolete; një automjet Audi - Q 7, me targa AA 066 LD; një kamionçinë tip “Iveko” me targa AA 216 DD; një furgon me targa AA 057 GL; një “Sharoon” me targa AA 762 DH; një makinë “Ford Fokus” me targa AA 126 FL; një autoveturë tip BMW me targa AA 747 OL; telefona celularë./tvklan.al