Mazhoranca i heq një tjetër kompetencë Presidentit
Mazhoranca i heq një tjetër kompetencë Presidentit
Shpërndaje
20:11 18/04/2014Komisioni i Ligjeve mirantoi vetëm me votat e mazhorancës projektligjin për Ispektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Opozita e quajti një tjetër sulm të hapur ndaj pavarësisë së këtij institucionit dhe cënim të kompetencave të Presidentit të Republikës, pasi ligji i heq të drejtën kreut të shtetit që të propozojë kryeinspektorin.Oerd Bylykbashi: “Ky është një sulm i hapur i pavarësisë… si mund të bëhet kontrolli i pasurisë kur institucioni përkatës drejtohet nga mazhoranca......ne nuk do lejojmë cënimin e kompetencave”.Edi Paloka: “Korrupsioni nuk luftohet duke i hequr kompetencat Presidentit . Me këtë që po bëni po i hapni vetes rrugën për korrupsion. Institucionet janë pengesë për ju dhe ju tani thoni hajt ti shkatërrojmë”.Mazhoranca argumentoi se në këtë mënyrë u vu në vend një e drejtë kushtetuese.Pas debateve të forta mes palëve, opozita u largua nga komisioni dhe nuk mori pjesë në votim.