Marcello Lippi drejt kombëtares së Kinës
Marcello Lippi do të kthehet në Kinë, pas përvojës me skuadrën e Guangzhou. Trajneri i njohur italian, kampion bote në 2006, pritet të marrë drejtimin e një tjetër përfaqësuese, atë kineze.
Mediat italiane shkruajnë se ai është gati të shkojë në Pekin për të biseduar për detaje, por duket se do të ketë një firmë në fund.
Kina është pa trajner pas dorëheqjes së Gao Hongbo që në 4 ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës 2018 mori vetëm 1 pikë duke e lënë ekipin në vendin e fundit në grup.
Detyra e Marcello Lippi është nxjerrë përfaqësuesen kineze nga kriza. Ai mund të ndihmojë edhe për forcimin e futbollit në vendin aziatik, që është përfaqësuar vetëm një herë në finalet e botërorit, në vitin 2002, por pa lënë gjurmë./ TV KLAN