Prokuroria kërkon lëvizjen e avionit të rënë në Ishëm
Prokuroria për Krime të Rënda u kërkon Forcave të Armatosura të lëvizin avionin e rrëzuar në Ishëm, të pilotit Guido Guidi.
Me anë të një shkrese hetuesit kërkojnë që ushtria të gjejë një mënyrë për largimin e mjetit fluturues nga grykëderdhja e lumit Ishëm dhe ruajtjen e tij në një vend tjetër. Prokuroria është në pritje të ekspertizave nga aviacioni civil, të cilat do të përcaktojnë edhe shkaqet e rënies së avionit.
Prokurorët kanë dyshime se avioni ka pësuar defekt në ngritje për shkak se mund të ketë patur peshë të madhe droge. Ky version është mohuar nga Guidi. Në dëshminë e tij të parë dhënë para oficerëve, sqaroi se ditën e rrëzimit të tij kishte ardhur për të provuar pistën dhe se në rrugën tjetër do të ngarkohej me 200 kilogramë kanabis.
Prokurorët thonë se një avion i tillë mund të mbajë deri në 1.5 ton.
69 – vjeçari Guido Guidi ndodhet ende në Shqipëri dhe dëshmia e tij është prova më e forte që ka Prokuroria për hetimin e kësaj çështje. Ai ka dhënë edhe emrat e disa personave që kishin organizuar trafikun.
Tv Klan