Panariti: Analizat bëhen edhe në Lushnje
Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti: “Sot folën specialistët, folën rezultatet. Mos pyesni Ministrin, pyesni specialistët, pyesni rezultatet, që treguan qartë se analizat bëhen qoftë në Lushnje, qoftë në Institutin e Kërkimeve Veterinare. Dhe ju lutem, përdorni një fjalor më etik, sepse nuk i drejtohet një ministri, i cili është ministër i shtetit shqiptar me terminologji, gënjeshtar, mashtrues…”
Por ndërsa ministri del garant për sigurinë e prodhimeve bujqësore, vetë fermerët pjesëmarrës në aktivitet pranojnë se i kanë përdorur hormone.