![](https://i0.wp.com/prova.tvklan.al/wp-content/uploads/2016/10/stop-ok-1-scaled.jpg?fit=2560%2C1280&ssl=1)
Dy raste dhune barbare të denoncuara në “STOP”, por polica bën sehir
Pasiguria për jetën në Shqipëri vijon të jetë në përmasa të frikshme.
Rastet e dhunës nga më të ndryshmet dhe viktimat e këtyre rasteve janë të shumta fatkeqësisht në vendin tonë, por kur këto raste nuk përfillen apo neglizhohen nga institucionet që në fakt kanë për qëllim të të ofrojnë mbrojtje, situata bëhet edhe më e rëndë. Emisioni investigativ “STOP” këtë të mërkurë sjell dy raste dhune të denoncuara nga dy qytetarë. Natasha Përleka nga qyteti i Lezhës i është drejtuar emisionit “STOP” për të denoncuar rastin e saj, me shpresën se këtu do t’i dëgjohet zëri.![stoppp](http://tvklan.al/wp-content/uploads/2016/10/stoppp.jpg)
![rasti 2](http://tvklan.al/wp-content/uploads/2016/10/rasti-2.jpg)
Kam pasurnjë ngatërresë me dy persona atje, me Saimir Dedgjonin dhe Tonin Dedgjonin.
Për çfarë arsye, pse e ke pasur këtë ngatërresë? Natasha Përleka:Ju kam pas dhënë disa lekë borxh më përpara, edhe gjithnjë ua kam kërkuar lekët e mia. Shkova tek shtëpia për t’i kërkuar benë babait të tij, djali më kapi telefonin dhe e theu, më gjuajti dy tre herë me shkelma, doli Tonini vetë e më kapi me shkelma e grushte, çfarë s’më ka bërë. Njëherë më ka përplasur me makinë. Atëherë u drejtova tek policia e Lezhës, kjo polici më ka çuar deri tek spitali, më çoi tek doktori mjeko-ligjor. Ai tha mjekoi fytyrën se e kisha të enjtur dhe për mua tani është e gatshme për të shkuar tek shtëpia se nuk ka asgjë. Policia nuk e ka pranuar denoncimin duke heshtur për këtë punë.
![stop 6](http://tvklan.al/wp-content/uploads/2016/10/stop-6-2.jpg)
Asnjë lloji lidhje, kurgjë, vetëm se njihemi se ai është shofer i furgonit ku më ka çuar tek puna ku kam punuar.”
Ku punoni? Natasha Përleka:Në Shëngjin të Lezhës.
Keni shenja të tjera në trup? Natasha Përleka:Kam edhe mbrapa shpinës, më dhemb edhe këtu përpara shumë.
Pas denoncimit në “STOP” të Natashës, stafi i emisionit iu drejtua policisë së kryeqytetit për të bërë denoncimin e saj.![stop 4](http://tvklan.al/wp-content/uploads/2016/10/stop-4-3.jpg)
Hajdeni.
Natasha Përleka:Unë kam pasur një ngatërresë para 3 vjetësh, i kam pas dhënë 500 mijë lekë shoferit të furgonit. Unë i kam dalë përpara atij për t’i kërkuar 500 mijë lekëshin, më ka goditur vetë me makinë edhe ka ardhur ambulanca më ka marrë, më ka çuar tek spitali edhe atje kanë bërë letrat, as nuk e kanë futur hiç brenda.
Policja:Po këtë herë çfarë ndodhi?
Natasha Përleka:Kurse këtë herë, pardje, kam shkuar unë se pas kësaj punës së besë kam shkuar për të folur tek shtëpia e atij për të folur me babain e tij. Kam qenë tek dera e portës, duke folur me gjyshin e atij djalit. Ka ardhur ky djali me makinë më ka marrë telefonin nga dora, e ka thyer dhe ka filluar të më godasë në shkelma në grushte, çfarë s’ka bërë.
Policja:Më dëgjo mua. Unë do të thërras një specialist të zyrës së ankesave dhe do të vijë t’ju dëgjojë.
![stop](http://tvklan.al/wp-content/uploads/2016/10/stop-8.jpg)
Po. Më thanë shko bëj kontrollet tek spitali, mund të shkosh tek policia e Lezhës, më dha numrin e telefonit dhe më tha do të më marrësh mua në telefon dhe do të fus që të takohesh direkt me të, unë i kam bërë letrat të gjitha gati për t’ja çuar drejtorit të përgjithshëm të shtetit.
Ti mbarove punë, bëre të gjithë denoncimin këtu? Natasha Përleka:Po.
![ssss](http://tvklan.al/wp-content/uploads/2016/10/ssss.jpg)
![rasti 3](http://tvklan.al/wp-content/uploads/2016/10/rasti-3.jpg)
Kjo ndodhi para një jave, u godit nga komshiu që kemi pranë. Ne nuk kemi asnjë konflikt personal me të, kjo na shtyn të mendojmë se ky është me të meta mendore. Ka patur ankesa edhe nga banorë të tjerë të fshatit, mirëpo i vëllai e ka ndihmuar, ai e dëmton me këtë rast, duhet ta ndjekë me ilaçe me rrugët siç i ka shteti, mirëpo ai bën të kundërtën. Ne menduam se kishim të bënim me një me të meta mendore, por na doli gjithë familja budallenj. Shteti duhet ti ndjekë këto gjëra se po na tmerrohen fëmijët, nuk jemi të qetë në familjen tonë. Ne kërkojmë ta bëjmë publike këtë gjë që të parandalohen këto se nesër mund të na vrasë ndonjë fëmijë, kush do të përgjigjet?
![sttt](http://tvklan.al/wp-content/uploads/2016/10/sttt.jpg)
Ishte ora 12:30 i foli, i tha hajde këtu.
Kush? Xhemal Dapi, denoncues:Ai që e vrau, Tan Velija. Ky shkoi, ai e priti me tub.
![rasti4](http://tvklan.al/wp-content/uploads/2016/10/rasti4.jpg)
![rasti2](http://tvklan.al/wp-content/uploads/2016/10/rasti2.jpg)
Po me tub hekuri, 3 metra e ca i gjatë./tvklan.al