
Vendet që presin më shumë emigrantë dhe ku janë shqiptarët
E dinit se polakët janë personat me që kanë përqindjen më të lartë të të huajve që kanë lindur në Norvegji?
Ose se emigrantët më të shumtë që shkojnë në republikën irlandeze, janë nga Mbretëria e Bashkuar? Më poshtë shfaqen disa harta të krijuara nga Jakub Marian, një filolog çek, matematicien dhe artist, duke u bazuar në një studim të vitit 2015, nga Kombet e Bashkuara për migrin ndërkombëtar. Këto harta tregojnë ndarjen migratore në numra. 1. Numri i të lindurve të një kombësie tjetër në krahaim me popullsinë vendase 2. Nga vijnë shumica e emigrantëve? 3. Si ka ndryshuar ky numër gjatë 5 viteve të kaluara? 4. Popullatat migratore që janë zgjeruar më shumë në vende të caktuara 1. Numri i të lindurve të një kombësie tjetër në krahasim me popullsinë vendase Popullata me përqindjen më të lartë të njerëzve të huaj të lindur është Luksemburgu (45.9%), i ndjekur nga Zvicra (29.6%), Suedia (18.5%), Austria (17.4%), Estonia (15.8%) dhe Gjermania (14.5%). Mbretëria e Bashkuar 13.4%.


