Ja cilët janë hakerat më të kërkuar nga FBI-ja


Ja cilët janë hakerat më të kërkuar nga FBI-ja

13:22 22/10/2016

Burrat të cilët janë më të kërkuarit nga federalët amerikanë janë ata të cilët akuzohen për spiunazh, vjedhjen e sekreteve ushtarake dhe vjedhjen e milionave.

1.Peteris Sahurovs

Ai ka lindur në Rezekne të Letonisë, në vitin 1989. Sahurovs kërkohët nga FBI për krime kibernetiek ndërkombëtare dhe operacione të ngjashme në muajin shkurt të vitit 2010. Ky përfitoi më shumë se 2 milionë euro. Njihet ndryshe dhe me nofkën “Piotrek”. Për kokën e tij është vënë një shumë prej 50,000 dollarësh.

1

2.Bjorn Daniel Sundin

Ai ka lindur në vitin 1978, në Suedi. Ai është web-master dhe kërkohet për mashtrime kompjuterike me vlerën e 100 milionë dollarëve. Për kokën e tij është vënë shuma e 20,000 eurove.

2

3. Shaileshkumar P.Jain

Ai ka lindur në Indi dhe është tashmë shtetas amerikan. Ai kërkohet për të njëjtën arsye si dhe Sundin (më sipër), për vjedhjen e më shumë se 100 milionë dollarëve.

3

4. Alexsey Belan

Ai ka lindur në Letoni në vitin 1987 dhe ka nështetësi Ruse. Punonte në një nga kompanitë lider në SHBA për marketingun online dhe aty vodhi të dhëna. Për kokën e tij janë vënë 100,000 dollarë.

4,jpg

5. Nicolae Popescu

Ai ka lindur në Rumani në vitin 1980 dhe shquhet si krijuesi i një skeme online mashtrimi, e cila ofron makina dhe mjete të tjera jo-ekzistuese dhe merr në zotërim detajet e llogarisë bankare të viktimës. Për kokën e tij është vënë një shumë prej 1 milionë dollarësh.

5

6 . Farhan Arshad Ul

Ai ka lindur në vitin 1973 në Pakistan dhe tanimë mund ta gjeni lehtësisht në Malajzi. Ai flet anglisht dhe udru. Është i këkruar për hakërimin e kompanive telefonike gjigante të SHBA dhe të shteteve të tjera. Ka vjedhur më shumë se 50 milionë dollarë. Puna e tij kriminale e kompjutrave është zgjeruar dhe në Filipine, Arabi Saudite, Svicër, Singapor dhe Itali. Për kokën e tij është vënë një shumë prej më shumë se 50,000 dollarësh.

6

7. Noor Aziz Uddin

Ai ka lindur në Karachi, të Pakistanit në vitin 1963. Për herë të fundit ai është parë në Arabinë Saudite. Por raportime të shumta kanë ardhur  dhe nga Italia, Malajzia dhe Pakistani. Ai akuzohet se ka vjedhur më shumë se 50 milionë dollarë.

7

8. Sun Kailiang

I njohur ndryshe me nofkën Jack Sun, ai është akuzuar për spiunazh ekonomik. Ai është një ushtarak kinez që sipas autoriteteve federale amerikane, u njoh me sistemet e kompjuterëve që kishin negociata ekonomike. Vodhi avionë dhe armë bërthamore duke hyrë në adresat e emaileve dhe kartave të kreditit të viktimave të tij.

8

9. Huang Zenyu

Ai akuzohet për spiunazh kibernetik dhe është gjithashtu ushtarak në ushtrinë kineze. Njihet ndryshe me nofkën “hzy_lhx”.

9

10. Wen Xinyu

I njohur ndryshe si “WinXYHappy” akuzohet dhe ky për spiunazh kibernetik dhe ka marrë kontrollin e disa kompjuterëve për të zbuluar sekretet ushtarake dhe ekonomike.

10,jpg

11. Wang Dong

Ai ka qenë oficer në ushtrinë kineze dhe gjithashtu ka marrë pjesë në planin e avionit kinez mbi kompanitë amerikane. Njihet gjithashtu dhe si Jack Wang ose “Gorilla e shëmtuar”.

11

12. Gu Chunhui

Ai është një ushtarak kinez më I kërkuari në listën e FBI. Besohet se ka vjedhur sekrete mbi armët bërthamore të SHBA dhe njihet ndryshe me emrin KandyGoo ose Hui Chun.

12

13. Evgeniy Mikhailovich Bogachev

FBI-ja dyshon se ndodhet në Anapa, Rusi. Ai ka një varkë me të cilën udhëton në Detin e Zi. Për të bërë punët e pista, emrat e tij të përdoruesit janë “lucky12345”, “slavik”dhe “Pollingsoon”. Ai akuzohet se ka krijuar virusin Trojan dhe është përgjegjës për vjedhjen e 100 milionë dollarëve.

13

 

14. Viet Quoc Nguyen

Ai ka lindur në vitin 1987 në Vietnam dhe akuzohet se ka pastruar mbi një miliardë adresa emailesh, disa nga të cilat i përkisnin 8 ortakëve të tij, dy të cilët ishin amerikanë. Vjedhja ndodhi gjatë viteve 2009-2012.

14

15. Joshua Samuel Aaron

Ai ka lindur në vitin 1984, në Maryland. Është i kërkuar nga FBI për manipulimin e pazareve të ndryshme.

15

16. Ahmed Al Agha

Ai ka lindur në vitin 1995, në Damask, Siri dhe njihet nga rrjeti me emrat “Th3 Pro”ose “The Pro”. Ai akuzohet se ka qenë pjesë e ushtrisë elektronike siriane, një grup hakerash sirianë për regjimin e Assadit.

16

17. Firas Dardar

Ai është gjithashtu sirian, ka lindur në vitin 1989 dhe dyshohet se ka qenë pjesë e ushtrisë elektronike siriane. Ai akuzohet se ka kryer sulme ndaj agjencive qeveritare amerikane, gazetave dhe organizatave private, nën nofkën “The Shadow”.

17

18. Ahmad Fathi

Lindur në Iran dhe i njohur me emrin M5Hran mendohet se ka kryer sulme kibernetike ndaj sektorit financiar amerikan nga viti 2011 deri më 2013./tvklan.al

18





Të ngjashme