Red Bulli… kurues apo thjesht pije energjike


Red Bulli… kurues apo thjesht pije energjike

15:47 22/10/2016

Një studim i ri thotë se Red Bulli është trajtimi më i mirë për psikozën tek adoleshentët.

Pija energjike diçka dhe sloganin e saj “Red Bull, të bën me krahë”, të jep vërtet energji duke na bërë hiperaktivë.

Në studimin e ri i cili u prezantua këtë vit nga shoqata e psikozës së hershme dhe tregonte se pija ka një përbërës që lehtëson episodet e depresionit.

Taurina, një përbërës i Red Bull, që ndodh dhe natyrisht në trup duke ndihmuar sistemin kardiovaskular për të funksionuar dhe për të mbrojtur sistemin nervor dhe mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave të hershme tek pacientët me probleme psiqike.

Është një aminoacid që përdoret në disa ushqime dhe pije.

Megjithatë, studimet tregojnë se njerëzit që vuajnë psiqikisht mund të kenë të ulëta nivelet e taurinës dhe gjatë një episodi krize zemra e pacientit mund të shtojë të rrahurat.

Në grup shkencëtarësh mblodhën 121 pacientë me fazën e hershme të psikozës në Melburn, Australi.

Të gjithë ishin nën trajtim dhe vendosën të merrnin një dozë 4 gr taurinë çdo ditë.

Një total prej 86 pacientësh u përfshinë në analizën finale.

Taurina doli se ishte e sigurt.

Ajo përmirësoi simptomat, në rezultatin final dhe në analizën e psikozës.

Kishte gjithashtu përmirësime në simptomat e depresionit dhe në funksionet e përgjithshme.

Megjithëse taurina nuk përmirësoi gjendjen e pacientëve përmirësoi simptomat dhe depresionin tek pacientët me pasoja psiqike.

Do planifikohen studime të mëtejshme për përfitimet shëndetësore të taurinës dhe suplementeve të tjera në trajtimin e psikozës./tvklan.al






Të ngjashme