Reagimet pas fitores së Milan ndaj Juventus


Reagimet pas fitores së Milan ndaj Juventus

13:32 23/10/2016

Milan fitoi mbrëmë 1 – 0 sfidën më të rëndësishme deri më tani për ekipin e Montella. Juventus u mpsht në “San Siro” nga goli i Locatelli, por shtypi italian vuri në dukje anulimin e golit të Pjaniç kur rezultati ishte ende 0 – 0. Bonucci u cilësua në pozicion të parregullt, por ishte e kundërta. Gabimi i asistentit të portës ktheu vendimin e Rizzoli. Trajneri i Juventus, Allegri, i cili shikon rivalët ta afrohen komentoi këtë episode.

Massimilliano Allegri, trajner i Juventus:

Me sa duket Massa mori përgjegjësinë për të anuluar golin, edhe pse nuk besoj se gjyqtari i portës mund të vendosë për një pozicion jashtë loje. Protesta e parë e Milan vuri në dyshim diçka të vendosur më parë, një situatë që të bën të ndihesh keq, por nuk duhet të ndryshojë ecurinë e Juventus. Janë gjëra që mund të ndodhin.

Një vendim i tillë solli edhe reagimin e tifozëve në rrjetet sociale, të cilët i veshin kryesorit Rizzoli fanellën e Milan, apo e kthejnë në gjyqtar Muntari, të cilit vite më parë iu anulua një gol i rregult i shënuar në portën e Juventus.

Milan nuk fitonte me Juventus prej 4 vitesh në të gjitha aktivitetet. Sfida e radhës mes tyre do të jetë Superkupa e Italisë që do të luhet më 23 dhjetor./ TV KLAN






Të ngjashme