Ja prova se avionët e vegjël ulen në terrene të vështira
Ja prova se avionët e vegjël ulen në terrene të vështira
Shpërndaje
16:03 19/04/2014Aventura e italianit Mikelino Galiani është prova më e qartë se avionët e vegjël mund të ulen në terrene të vështira, sado e pamundur të duket ajo.18 tetor të vitit të shkuar 54 –vjeçari ngaVenecia u ul me këtë avion në ranishten e plazhit Rrjollit, të njohur si Rana e Hedhun, mes Shëngjinit dhe Velipojës.Në atë kohë, u njoftua se ai po fluturonte nga Brindizi në drejtim të Malit të Zi dhe se ishte detyruar të bënte një ulje emergjente për shkak të një defekti në karburator.Ishte Qendra e Kontrollit të Trafikut Ajror në Brindizi ajo që e sinjalizoi Agjencinë Nacionale të Trafikut Ajror për uljen.Pavarësisht defektit dhe terrenit të vështirë, ai e kreu uljen pa asnjë problem dhe avioni Ultra Light nuk pësoi asnjë dëmtim.Vetë piloti, i pyetur nga një prokuror shqiptar, rrëfeu se kur kishte konstatuar defektin gjendej mbi Tivar, në Mal të Zi dhe se ishte kthyer pas duke kaluar mbi Uqin e Velipojë për të gjetur një vend të përshtatshëm për t’u ulur.Avioni qëndroi në plazhin e Ranës së Hedhun për 3 ditë. Autoritetet policore bënë të ditur se defekti u riparua nga disa ekspertë të Aviacionit Shqiptar. Pas kësaj, u raportua se 54 –vjeçari Mikelino Galiani e ngriti sërish avionin e tij në fluturim po nga kjo ranishte, pa patur nevojën e ndonjë piste të veçantë.