15:47 19/04/2014Heqja e kompetencës së Presidentit të Republikës për emërimin e kreut të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka vetëm një arsye sipas Partisë Demokratike. Atë të heqjes së pavarësisë së këtij institucioni për të mbrojtur pasuritë e paligjshme të qeveritarëve.Nënkryetari i Komisionit të Ligjeve, Oerd Bylykbashi thotë se mazhoranca po hakmerret ndaj institucionit të Presidentit dhe po përgatitet t’i heqë atij edhe kompetenca të tjera kushtetuese, si ajo për propozimin e gjyqtarëve për Gjykatën e Lartë, me qëllim që të verë tërësisht nën kontroll politik institucionet e pavarura.Ky reagim i Partisë Demokratike vjen pas miratimit në komisionin e ligjeve të projektligjit për ILDKP –në,i cili ia heq kreut të shtetit të drejtën për ta propozuar kreun e këtij institucioni.TvKlan