Itali/Sekuestrohen 19 kg kokainë, kishte destinacion Durrësin
Plot 19 kilogramë kokainë e pastër është sekuestruar në portin e Gioia Tauro të Italisë fqinje.
Droga u gjet në një operacion të përbashkët të Guardia di Finanza të Reggio Calabria, sëbashku me punonjësit e Doganës.
Rai News
”, kokaina ishte e ndarë në 17 pako dhe çmimi i saj në treg shkonte deri në 4 milionë euro.
Ajo u gjet e fshehur në një kontenier që transportonte pula të ngrira që vinte nga Brazili dhe kishte si destinacion Durrësin.
Ende nuk jepen detaje të mëtejshme rreth personave të arrestuar në këtë operacion ndërkombëtar të trafikut të lëndëve narkotike.
Reggio Calabria cilësohet si një nyje kyçe në këtë trafik. Vetëm në portin e Gioia Tauro -s janë sekuestruar mbi 1100 kilogramë kokainë e cilësisë së parë, që nga fillimi i këtij viti./tvklan.al