Konsumatorët: Nuk jemi të sigurtë për ushqimet
Tani dihet që përdoren pesticidet brenda normave, por ka raste që përdoren edhe jashtë normave. Pra kur shohim specialistë të Ministrisë se Bujqësisë apo degës së farnave që prononcohen, dihet që ka luhatje. ... ne e dimë që norma duhet përdor, por kush e fakton që është mbi normën. Nëse ka mbi doze është e dëmshme për popullatën. Dihet ajo punë. Prandaj këtu duhet të ndërhyjë Ministria e Bujqësisë me ekspertët e saj ..... është shqetësim i duhur i mediave dhe i konsumatorit, pasi është ai që e konsumon. Derisa fermeri del e thotë se këto i spërkas se i ha vetë dhe këto i kam për ti shitur, këtu duhet të ndërhyjë Ministria. Ministri pse rrin?
Ndërkohë, një tjetër qytetare thotë se nuk e di se çfarë po konsumon dhe se gjithë sëmundjet vijnë nga moskontrolli.Në këto kushte pasigurie, pasi autoritetet nuk arrijnë t’i garantojnë me fakte, qytetarët provojnë të bëjnë vetë ekspertin.Kjo situatë po dëmton jo vetëm prodhimin vendas, por edhe qindra tregtarë që jetesën e sigurojnë nga shitja e këtyre prodhimeve.Pavarësisht rënies së shitjes, tonelata perime dalin çdo ditë në tregjet shqiptare, në mënyrë të pakontrolluar. Kontrollet mungojnë nëpër serat e këtyre prodhimeve të hershme, po ashtu edhe nëpër tregje. Vetë fermerët kanë pohuar disa herë publikisht për përdorimin e tepruar të hormoneve, pasi perimet nuk arrijnë pjekjen normale në këtë kohë. Por deri më tani nuk ka patur asnjë masë apo ndëshkim ndaj atyre që abuzojnë. Ekspertët e bujqësisë thonë se niveli është deri në 80 herë më i lartë se normat. Specialistët e shëndetit publik kanë dhënë alarmin se përdorimi i tepërt i këtyre kimikateve ka pasoja serioze për shëndetin, pasi shkakton semundje të pashërueshme.TvKlan