De Boer pranë largimit nga Inter
Një ditë pas humbjes në Bergamo kundër Atalantas, pritet që drejtuesit e Interit të vendosin mbi të ardhmen e trainerit De Boer, të qëndrojë ose jo. Largimi i tij nga pankina e Interit është më i dukshëm se kurrë.
Nuk e di nëse do të jem deri të mërkurën, ka pranuar ai pas ndeshjes me Atalantan.
Mediat italiane madje kanë hedhur edhe hipotezat mbi zëvendësuesin e tij. Mendohet se për Interin do të zgjidhet një trainer italian që njeh ambientin e Serie A dhe mundësisht njeh edhe zikaltrit. Mbi të gjitha duhet një trainer që të ringrejë skuadrën në objektivat e saj për të qënë në shkallët më të larta të renditjes së Serie A.
Leonardo është kandidatura më serioze, që mund të ketë edhe mbështetjen e Moratti, por ndoshta edhe Laurent Blanc që e njeh mirë ambientin e klubit.
Një gjë është e sigurtë, në klubin milanez ka nga ata që nuk janë të kënaqur me punën e De Boer, si për rezultatet e ndeshjeve, ashtu edhe për mënyrat e stërvitjes, çështje këto të debatuara më parë nga strukturat e klubit. Shifrat nuk janë në favor të teknikut holandez. Duhet kthyer drejtim, por mbetet ende për të parë se cilit do t’ia besojnë timonin drejtuesit e klubit.
Tv Klan