Helmimi i ekuipazhit, avioni bën ulje të detyruar


Helmimi i ekuipazhit, avioni bën ulje të detyruar

16:49 25/10/2016

Një avion i kompanisë “British Airways” në fluturimin nga San Francisco në Londër, është detyruar të ulet në Vankuver të Kanadasë, pasi anëtarët e ekuipazhit nuk u ndjenë mirë.

Një zëdhënëse e “British Airways”, Michele Kropf, tha se 25 anëtarë të ekuipazhit u pranuan në spitalet lokale për kontroll por tani janë mirw. Ajo tha se asnjë nga udhëtarët nuk u shtrua nw spital.

“British Airways” nuk komentoi problemet e shkaktuara. Kompania tha përmes një deklarate se stafi i saj në Vankuver ka përgatitur akomodimet në hotel për të gjithë udhëtarët dhe do t’u prenotojë fluturimet alternative sa më shpejt të jetë e mundur.

Avioni u ul në Vankuver të hënën rreth orës 23.30 minuta, tha një zëdhënës i aeroportit./tvklan.al






Të ngjashme