Policia: Gomonia e kapur në Bari nuk ishte nisur nga Shqipëria


Policia: Gomonia e kapur në Bari nuk ishte nisur nga Shqipëria

17:03 25/10/2016

Policia e Shtetit ka hedhur poshtë lajmin e mediave italiane, se gomonia me 700 kg marijuanë, e kapur në Bari, ishte nisur nga Shqipëria. Në një deklaratë për mediat, Policia e Shtetit shqiptar sqaron se, “

repartet operative italiane, konkretisht Karabinierët e Nuklit Operativ, të mbështetur nga Nukli aereomobil i Komandës Provinciale të Barit dhe Nuklit të 6-të të Helikopterëve si edhe nga Kapiteneria e Portit të Guardia Kostiera të Barit, bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit italian me iniciale Colasuonno.R, 64 vjeç, me precedentë penal, si trafikant lëndësh narkotike. Autori u kap në flagrancë me gati 700 kg marijuana, e paketuar në 28 pako. Gomonia u bllokua në Torre a Mare, në Bari, Itali

”.

Sipas policisë shqiptare, nga hetimi rezulton se gomonia është nisur nga brigjet e Barit dhe është kthyer sërish në Bari.

Madje madje, po sipas policisë shqiptare veprimtaria hetimore është e përqendruar në territorin italian dhe grupi kriminal është i përbërë nga shtetas italianë. /tvklan.al






Të ngjashme