Polici qëllon gruan shtatzënë
Policia ka qëlluar për vdekje një grua shtatzënë. Ata thanë se ajo po mbante në duar një armë dhe ishin të detyruar ta bënin.
Renee Davis, nga Auburn, në Uashington, mama e dy fëmijëve të tjerë, vdiq të premten kur dy policë kishin shkuar ta kontrollonin në shtëpi pasi një mik i saj ishte i shqetësuar për të. Oficerët deklaruan se ata kishin trokitur disa herë në derën e saj dhe kur hynë brena e gjetën Davis me armë në dorë ku brenda shtëpisë ishin dhe fëmijët e saj, 2 dhe 3 vjeç. Autoritetet nuk e kanë qartësuar ende ngjarjen, por ajo u qëllua në kokë duke e detyruar familjen të bëjë shumë pyetje për rrethanat e vdekjes së saj. Miku i saj telefonoi policinë, e cila dërgoi dy oficerë në shtëpinë e saj rreth orës 6:30 të pasdites. Ajo u godit nga disa plumba që për pasojë e lanë të vdekur në vend./tvklan.al