
Tragjedi në Australi, 4 të vdekur në parkun e lojërave
Sipas policisë 4 persona u vranë në këndin e lojërave të martën në Australi, kur njëra prej makinerive u prish.
Dy burra të moshës 35 dhe 32 vjeç dhe dy gra të moshës 42 dhe 38 vjeç, u shpallën të vdekura nga policia gjatë incidentit të “Thunder River Rapids Ride”, në parkun e lojërave Dreamworld në Queensland. Policia erdhi në vendngjarje pasi u raportuan disa veta të lënduar. “Një nga makineritë kishte ndaluar së funksionuari dhe dy njerëz kishin mundur të dilnin ndërsa dy të tjerë kishin mbetur brenda
”, tha Gavin Fuller, një supervizor i ambulancës në Queensland.
Në këtë fazë, parku i Dreamworld do mbyllet dhe do bashkëpunoj ëme policinë dhe shërbimet e emergjencës për të zbardhur faktet e incidentit. Jemi shumë të trishtuar dhe të shokuar nga kjo dhe zemrat tona janë me familjet e përfshira dhe të dashurit e tyre
”, u shpreh Davidson.
Lutjet tona shkojnë me familjet të cilët humbën të dashurit e tyre. Kjo është ditë shumë e trishtueshme. Besojmë se do ketë një hetim në ditët në vazhdim për këtë çështje
”, u shpreh ai në faqen e tij zyrtare në internet. “Dreamworld” është shpallur park publik më 15 dhjetor të vitit 1981 dhe ka tërhequr rreth 1.8 milionë vizitorë çdo vit. /tvklan.al