Tom Doshi në gjyqin ndaj Mark Frrokut, Deputeti: Do të jem në Kuvend edhe pas 2017


Tom Doshi në gjyqin ndaj Mark Frrokut, Deputeti: Do të jem në Kuvend edhe pas 2017

15:15 26/10/2016

Deputeti Tom Doshi ka dëshmuar këtë të mërkurë në gjyqin ndaj Mark Frrokut, ish – koleg i tij në parlamentin shqiptar. Ai ka sqaruar lidhjen e tij të biznesit me Frrokun.

Doshi ka ironizuar me akuzën e ngritur nga Prokuroria ndaj Frrokut për ndërtim të paligjshëm të tendës së një hoteli në rrugën e “Durrësit”. Sipas tij, me këtë akuzë duhet të ishte në burg e gjithë Tirana.

Deputeti iu është përgjigjur gazetarëve dhe për të ardhmen e tij politike. Ai ka siguruar se do të jetë në parlamentin e vitit 2017, por pa sqaruar se nën siglën e kujt partie do të konkurojë.

Kjo ishte hera e dytë që Doshi paraqitej në gjykatë për të dëshmuar në këtë proces, pasi herën e parë gjyqi u shty për shkak të mungesës së gjyqtarëve.

Tv Klan






Të ngjashme