Lamborghini mahnitës që nuk pyet për gjoba
Shoferi i këtij Lamborghini preferon të paguajë gjobë dhe të mos rrezikojë që automjeti i tij aq i dashur të dëmtohet nga ndonjë makinë tjetër nëpër parkingje.
Në foton pak më lart duket një supermakinë, Avetador SV, që po i vihet një gjobë prej 35 paundësh, në qendër të Leicester të Britanisë. Pronari i saj, Moosa Navsa tha se kishte parkuar makinën aty sepse ishte vonë për një takim. Por kjo nuk ishte e vetmja arsye, pasi sipas tij, për shkak të formës që ky automjet ka, në parking është e lehtë që një tjetër mjet ta prekë dhe ta dëmtojë.“Është më lirë të paguaj një gjobë prej 35 paund dhe ta kem para syve, sesa të paguaj për dëmtimin”
, tha ai për mediat lokale./tvklan.al