Grabitet kasaforta e këmbimit valutor në qendër të Fushë – Krujës
Persona të paidentifikuar kanë arritur të grabisin kasafortën e një pike të këmbimit valutor, duke marrë një shifër prej rreth 1 000 000 lekë, në qendër të Fushë – Krujës.
Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se rreth orës 07:15, në qendër të Fushë-Krujës është konstatuar vjedhja e pikës së këmbimit valuator, në pronësi të N.A.
E mbërritur në vendngjarje policia ka nisur menjëherë mbledhjen e provave materiale, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Nga kqyrja në vendin e ngjarjes është konstatuar se autorët kanë thyer zgarën e hekurit të dritares së një dyqani ngjitur me pikën e këmbimit valutor dhe më pas kanë hapur murin e kësaj të fundit.
Aktualisht policia thotë se vijojnë hetimet për zbulimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./tvklan.al