Gjykata refuzon Ismailajn, kishte kërkuar përjashtimin e trupit gjykues
Me argumentin se nuk ka njëanshmëri nga treshja e gjykatësve, që po gjykon biznesmenin Kastriot Ismailaj për mashtrim, gjykatësi Altin Abdiu ka rrëzuar kërkesën e tij për përjashtimin e kësaj trupe nga ky proces.
Ismailaj me anë të avokatit të tij kishte kërkuar largimin e gjyqtarëve me argumentin se janë bërë palë me prokurorinë.
Sipas Alban Qafës dëshmia e Elvis Mataj, dëshmitar i mbrojtur në këtë proces, nuk ka asnjë vlerë. Sipas tij ajo është përdoru nga OSHEE në arbitrazh dhe është e papërdorshme pasi është shkelur sekreti hetimor.
Për më tepër sqaron avokati juristi i OSHEE, Romeo Kara ka deklaruar ne seanca se dëshmia e Mataj është marrë nën presionin e shteti.
Kastriot Ismailaj akuzohet nga prokuroria për mashtrim me pasoja të rënda, me mbledhjen e borxheve të akumuluara prej vitesh ndaj kompanisë CEZ nga biznese dhe familjare të ndryshëm.
Sipas hetimeve mbledhja e tyre ishte fiktive dhe nga buxheti i shtetit janë marrë nga kompania DIA e Ismaliajt 5 milionë dollare.
52-vjeçari këtë mashtrim e ka kryer në bashkëpunim me ish-drejtuesin e CEZ në Shqipëri, Josef Hajsek./ TV KLAN