Shtyhet deri në 1 Nëntor procesi i regjistrimeve
Asnjë universitet publik nuk i ka përmbushur kuotat e pranimeve për këtë vit akademik. Mbetja e vendeve bosh detyroi Ministrinë e Arsimit të shtyjë afatin e regjistrimeve, deri në 1 Nëntor.
Por pavarësisht kësaj, gjatë paradites, në shumicën e sekretarive të universiteteve nuk është paraqitur thuajse asnjë kandidat fitues për regjistrim.
Sipas burimeve zyrtare të Ministrisë së Arsimit, data 1 Nëntor do të jetë afati i fundit për pranimet në universitet. Edhe nëse në përfundim do të ketë kuota bosh, nuk do të ketë më shtyrje të afateve për regjistrim.
Tv Klan