Si nisi konflikti për pronën në Gjirokastër, çështja u bë publike tek “E Diela Shqiptare”


Si nisi konflikti për pronën në Gjirokastër, çështja u bë publike tek “E Diela Shqiptare”

14:50 28/10/2016 https://youtu.be/pOczwWsdByA

Konflikti për një banesë 130 metër katror është zanafilla e historisë së denoncuar një ditë më parë në emisionin “Stop”.

Çështja u bë publike në 10 Prill në Televizionin Klan, në rubrikën “Shihemi në Gjyq”, të emisionit “E Diela Shqiptare.”

Merushja, ish-vjehrra  e denoncueses së kryegjyqtarit të Gjirokastrës, thotë se e ka fituar pronën e saj në të dyja shkallët e gjykatës, atë të faktit dhe të apelit dhe se ish –nusja e djalit të saj e ka çuar në Gjykatën e Lartë.

Merushja shprehte se në vitin 2005 ia kishte blerë të birit shtëpinë, për të cilën tha se dispononte edhe një kontratë dhe e regjistroi në hipotekë si pronare e vetme. Por ish-bashkëshortja e djalit thotë se kontrata është fiktive.

Situata në familje përkeqësohet akoma më shumë kur çifiti divorcohet në Shkurt të 2015-ës dhe mes tre pjesëtarëve të familjes nisin ecejakjet e denoncimeve në prokurori e polici për ushtrim dhune.

Në rubrikën “Shihemi në Gjyq”, Merushja thotë se është keqtrajtuar nga ish-nusja, ndërsa kjo e fundit i hedh poshtë akuzat.

Merushja thote se ajo është nxjerrë jashtë shtëpisë dhe se ish-nusja e djalit ka penguar edhe ekzekutimin e vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Apelit nga përmbarimi për t’ia kthyer shtëpinë, duke nxjerrë një urdhër, pasi e kishte dërguar çështjen në Gjykatën e Lartë.

Tv Klan






Të ngjashme