Kompania prestigjioze kërkon punonjës, ja cili është kushti për të aplikuar
Disa kompani kërkojnë të punësojnë persona të famshëm për të reklamuar produktet e tyre.
Megjithatë, faqja më e madhe Kineze e shitjeve online, Alibaba, po kërkon një punonjës jo të zakonshëm për të promovuar produktet dhe uljen e madhe që do i bëjë këtyre të fundit në datën 11 nëntor.
Alibaba, platforma më e madhe në botë përsa i përket reklamimit online, shpreson se një mace do tërheqë një numër më të madh vizitorësh.
Macja do shfaqet në mbrëmjen e 11 nëntorit përpara uljeve të mëdha të çmimeve.
Kompania prestigjioze është në zotërim të Jack Ma, personi i dytë më i pasur në Kinë, pasuria e të cilit shkon deri në 2,3 miliardë paund, sipas “Forbes”.