I vë zjarrin vetes aksidentalisht


I vë zjarrin vetes aksidentalisht

09:43 29/10/2016

Korçë-Një 41-vjeçar është në gjendje të rëndë për jetën. Sipas policisë së Korçës shtetasi F.M, banues në fshatin Miras ka shkuar mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00, në spitalin e Bilishtit.

Ai ka shkuar i djegur në pjesë të ndryshme të trupit.

Sipas policisë 41-vjeçari duke u kthyer për në banesën e tij, ka mbajtur në dorë një bidon plastik (1.5 litra) me benzinë, i cili ka pasur rrjedhje. Gjatë rrugës duke ndezur një cigare, aksidentalisht ka pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit.

41-vjeçari është dërguar në Tiranë për mjekim më të specializuar, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, si pasojë e djegieve trupore./tvklan.al






Të ngjashme