E zë ngarkesa 1.5 ton, vdes shqiptari


E zë ngarkesa 1.5 ton, vdes shqiptari

13:45 29/10/2016

Itali-“Kini kujdes, lëvizin!”. Kjo thirrje nuk e shpëtoi dot shoferin shqiptar Bekim Cuberi, 64 vjeç.

Aksidenti fatal ndodhi në një fabrikë e letrave “Reno De Medici”. Shqiptari e zuri poshtë një baletë (spirale) me peshë rreth 1.5 ton.

Ai morri plagë të shumta në trup. Edhe pas dërgimit me helikopter në një spital me të specializuar, shqiptari 64-vjeçar nuk ka mundur të mbijetojë. Policia italiane ka nisur një hetim për ngjarjen./ tvklan.al






Të ngjashme