Manaj përfshihet te talentët e Serie A
Rei Manaj shikohet si një nga të rinjtë me perspektivë në Serie A. Sulmuesi i Kombëtares u huazua nga Inter te skuadra e Pescara këtë sezon duke shfaqur menjëherë aftësitë e tij.
Faqja e njohur Goal.com e përfshiu shqiptarin në listën e lojtarëve deri 21-vjeç më të mirë të ligës kryesore të futbollit në Itali.
Mes tyre janë Gigio Donnarumma dhe Manuel Locatelli të Milan, por pjesa dërrmuese luajnë me ekipe të vogla, si Sassuolo, Palermo apo Empoli.
Rei Manaj është më i madhi në moshë mes tyre, nëse mund ta quajmë kështu 19-vjeçarin që luan me ekipin abrucez. Manaj ka shënuar 2 gola në 7 takime këtë kampionat./ TV KLAN